Protagonist në fitoren 3-0 të Paris Saint Germainit ndaj Nimes me një gol dhe një assist, Angel Di Maria ka besim se do të rinovojë kontratën me kampionët e Francës, por edhe në transferimin e bashkëkombasit e tij Lionel Messi në kryeqytetin francez duke qenë se në qershor i skadon kontrata e tij me Barcelonën.
‘Shpresoj që të rinovoj kontratën me Paris Saint Germain, po flasim për këtë cështje-tha Di Maria në një intervistë për Canal + pas përfundimit të ndeshjes-duhet të qëndroj i qetë, të mendojë për situatën time dhe të qëndroj në Paris sepse jam shumë i lumtur këtu. A do të luaj me Messin? Po, shpresoj, mendoj se ka shumë mundësi’.
Sfidanti.al