Covid nuk i ndahet Atletico Madrid, edhe Moussa Dembele, pozitiv

Ka sërish lajme të këqija për Atletico Madrid. Pas Joao Felix një tjetër futbollist i Los Colchoneros rezultoi i prekur nga Covid-19 dhe bëhet fjalë për Moussa Dembele. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi madrilène I cili bëri të ditur se sulmuesi është në gjendje të mirë dhe I izoluar në shtëpinë e tij.

Ky pozitivitet i Dembele bën me dhimbje koke trajnerin e Atletico Madrid me skuadrën që është përballur me shumë mungesa për shkak të Coronavirusit. Lista është e gjatë dhe në të janë shkruar emra të tillë si Dembélé, João Felix, Carrasco, Hermoso, Correa, Vrsaljko, Costa, Giménez, Suárez, Lodi, Torreira dhe vetë Simeone.

Sfidanti.al