“Kali i Trojës” në premion e Vllaznisë? Lojë e bukur apo shpëtuan nga humbja…

Ka barazime që meritojnë të “harrohen”, por ka barazime që meritojnë të konvertohen me premio! Vllaznia kur pat barazuar me Kastriotin, e ka shijuar barazimin si një humbje në heshtje, ndofta për dy arsye. E para, ngaqë ,kishte besuar në mënyrë të verbër se do të shënonte gol, qoftë edhe në “katin shtesë” të ndeshjes, pra minutat shtesë, nëse nuk mjaftonin 90 minutat e lojës së rregullt. E dyta, e cila është harruar siç  dimë vetëm ne, atë ditë fatlume kishte një penallti flagrante për krutanët! Po ky barazimi me Partizanin,  pse u shijua si një “fitore e vogël”, madje pati dhe premio për të nderuar fjalën e ..dhënë!

“Premio? Pa diskutim,djemtë kanë bërë lojë të bukur dhe do të shpërblehet edhe barazimi me Partizanin”- paska deklaruar sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Në Shkodër, tifozët që e peshojnë futbollin me kandar  farmacie , ata që dinë të  argëtohen edhe me lojën e kundërshtarit,, do të kenë pyetur me shpoti:

“ O sponsor,ku e gjete këtë lojën e bukur këtë ndeshje? Apo ishin ca  fragmente  të bukura në pjesën e parë, sepse në të dytën, as nuk e kishim parë ndonjëherë Vllazninë këtë sezon të puthte nga halli.. topin e përthithur nga balta,   duke ndjekur  akrepat e minutave  ..për të  pritur fundin që s’kishte fund!

Sfidanti.al