Fitoi 5661 euro nga humbja e Tottenhamit të Mourinhos, tifozi: Mund të jetë titulli yt i vetëm

Në vend që ta falenderojë, preferoi t’i vërë gishtin në plagë… dhe e bëri në mënyrë argëtuese.Bëhet  fjalë për një tifoz Indian, Sahlil Arora që arriti të fitojë plote 5661 Euro në një lojë bastes ‘Fantasy5’. Vendimtar në suksesin e tij ishte humbja e Tottenhamit të Jose Mourinho kundër Brightonit falë golit të Leandro Trossard.

Por Sahlil duket se nuk ishte mjaftueshëm i kënaqur, kështu që ai vendosi të investojë një pjesë të parave të fitura për të blerë një faqe të së përditshmes londineze Enfield Independent  për t’u tallur me Special One. ‘I dashur Mourinho. Këtë njoftim e pagova me 5000 paundët që fitova kur Tottenham humbi ndaj Brightonit-iu drejtua tifozi trajnerit portugez-këtu është një trofe special për të të falenderuar. Mund të jetë i vetmi që do të fitosh këtë sezon’. Një dedikim ndaj atij që u bë i famshëm me frazën ‘zero tituli’.

Sfidanti.al