Ndërsa disa media spanjolle flasin për një ndarje mes Iker Casillas dhe Sara Carboneros, ish portieri i Realit të Madridit uroi bashkëshorten e tij në Instagram për 37 vjetorin e saj të lindjes që e festoi ditën e mërkurë. ’37 pranvera! Shumë urime për ty! Vallëzimi vazhdon, duhet të vallëzojmë deri në fund-shkruante në mesazhin e tij Iker Casillas.
‘Sigurisht-ishte përgjigjja e Sara Carboneros e cila ka edhe dy fëmijë me ish futbollistin. Këto mesazhe u interpretuan si sinjale përgënjeshtrimi për krizën në cift, zëra që dolën sidomos pasi u vu re që Casillas që nga muaji shkurt që nuk shkruante asgjë në rrjetet sociale për bashkëshorten e tij.
Sfidanti.al