Nuk duket momenti më i mirë për ta tentuar diçka të tillë, por ai po e bën. Sergio “Kun” Aguero po përpiqet të kalojë tek Barcelona, veçse me kushtin që Lionel Mesi të mos largohet. Kështu informon media spanjolle “Kadena SER”, sipas së cilës argjentinasi ka kontaktuar me disa nga kandidatët për president në “Kamp Nou”. “Aguero është i entuziazmuar të luajë tek Barcelona në krah të Mesit, – u deklarua në këtë media, – dhe ka biseduar me disa kandidatë për presidentë. Aguero ka mbajtur gjithnjë një raport shumë të ngushtë me Mesin”. E ardhmja e “Kunit” është e pasigurt tek Mançester Siti, ndërsa në moshën 32-vjeçare edhe mund të largohet. Ai është rekordmen i golave në klubin anglez, por kohët e fundit ka pasur dëmtime.
Sfidanti.al