Mes shpresave dhe frikës për Lojërat Olimpike të Tokios, cdo ditë bëhen njoftime e përgënjeshtrime në lidhje me një anulim të evenimentit. Por organizatorët nuk kanë dyshime në atë që do të ndodhë. ‘Lojërat Olimpike do të mbahen, sido që të evoluojë coronavirus-tha pa e zgjatur shumë Presidenti i Komitetit Organizativ të Tokyo 2020, Yoshiro Mori
Ishte kjo një deklaratë e fortë dhe e qartë për të larguar dyshimet dhe dilemat për mundësinë që eventi më I rëndësishëm sportiv të mos zhvillohet as këtë vit. Dhe e gjithë kjo ndodh në një moment kur sondazhet tregojnë se shumica e japonezëve janë kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike.
‘Duhet të shkojmë përtej diskutimeve nëse Olimpiket do të mbahen apo jo-shtoi Mori-bëhet fjalë sesi do t’I zhvillojmë. Po mendojmë për një lloj të ri Olimpikesh në këtë rast’.
Sfidanti.al