Ema Hajes, ndoshta gruaja e parë trajnere në futbollin anglez të burrave!

Për momentin po drejton me sukses Çelsin, ekipin e vajzave, kuptohet. Ema Hajes është një trajnere e respektuar në futbollin e femrave sepse Blutë e Londrës kanë 33 ndeshje pa humbur në Premier Ligën e Grave, duke i lënë në bisht djemtë që drejtoheshin nga Frenk Lampardi. Lajmet nga Anglia janë që Uimbëlldoni po mendon që ta marrë 44-vjeçaren në rolin e trajneres për ekipin e meshkujve. Hajesi nuk është një e re në profesion, përkundrazi. Ajo e drejton Çelsin që nga viti 2012 kur ishte 34 vjeç, dhe ka fituar deri tani 1 tituj kampion dhe Kupa të Anglisë dhe 3 Kupa të Ligës. Uimbëlldoni largoi trajnerin Glajn Hoxhs pas humbjes 0-2 me MK Donsi, ndërsa Hajesi është diskutuar si kandidaturë edhe për kombëtaren e femrave të Anglisë. Nëse do të caktohej në stolin e Uimbëlldonit, do të bëhej trajnerja e parë grua në futbollin profesionist të meshkujve në Angli.

Sfidanti.al