Drejtuesit e klubit të Interit dhe futbollistët e stafi teknik kanë gjetur marrëveshjen mes tyre në lidhje me pagat e muajve nëntor dhe dhjetor. Gjithcka erdhi pas një takimi të zhvilluar ditën e premte në Appiano Gentile mes drejtusve zikaltër dhe kapitenit të skuadrës, Samir Handanovic.
Edhe pse ishte e mundur që të gjendej një akord individual, tëe gjithë futbollistët e Interit pranuan që të shtyhej dhënia e 2 pagave mujore për në fund të kampionatit. Marrëveshja tani do të dihet vetëm të formalizohet sic parashikohet në normat e Federatës Italiane të Futbollit
sfidanti.al