Një Super Champions për të larguar kërcënimin e një Super League. Ky është objektivi i UEFA dhe FIFA për të sfumuar këtë ide të klubeve më të rëndësisjhme të krijimit të një kampionati continental që përfshin vetëm skuadrat më të pasura dhe më me emër. Sipas të përditshmes AS, presidenti Ceferin po punon për një Ligë të re Kampionesh që do të zgjaste për 9 vjet nga 2024 deri në 2033, por ky turne mund të përafrohet në 2022 ose 2023.
Presidenti i UEFA prej javësh po kërkon t’i japë formë formatit të ri së bashku me një komitet të ekspertëve që po punon për aspektin e normativave dhe logjistikës. Grupi drejtues është formuar nga 2 zv/presidentët e UEFA, spanjolli Luis Rubiales dhe portugezi Fernando Gomes. Edhe sekretari I përgjithshëm I UEFA Theodhore Theodoridid po punon për këtë projekt.
Vetë Ceferin po bisedon me 5 klube që përfaqësojnë Shoqatën e Klubeve; Real Madrid, Juventus, Manchester United, Fenerbahce dhe PSG. Ceferin po punon prej muajsh për të përmirësuar në cdo aspekt formatin aktual të Ligës së kampioneve, si dhe të gjithë kompeticionet e tjera të UEFA. Struktura dhe kalendari I këtij turneu të ri, modeli i biznesit me shpërndarjen e të gjitha burimeve që gjenerohen, janë linjat kryesore mbi të cilat po bëhen bisedimet e fundit. Ka dicka që nuk është e panegociueshme në këtë pikë, ndeshjet e kombëtareve do të duhet që gradulisht t’i lënë hapësirë hyrjes së Super Championsit në kalendar.
Për këtë arsye do të ketë reduktim me 4 apo 5 javë të kalendareve të kampionateve kombëtare që do të duhet të përbëhen nga 16 apo 18 skuadra. Gjithnjë sipas ‘AS’, ideja e Ceferin po fiton mbështetje të shumë klubeve si Juventusi, por objektivi I tij është që të bindë Realin e Madridit që të mbështesë këtë nismë.
Sfidanti.al