Mesut Ozil, vjen edhe firma me Fenerbahcenë

Mesut Ozil firmosi më në fund kontratën me Fenerbahcen.Ish mesfushori I Arsenalit nënshkroi me skuadrën turke për 3 vjet e gjysmë me Fenerbahcen që e mori futbollistin me parametra zero pasi Ozil gjeti akordin me Topcinjtë e Londrës për zgjidhjen e kontratës mes tyre.

‘Një ëndërr e bërë realitet’-është slogan i përdorur nga Fenerbahce teksa bëri të ditur blerjen e futbollistit në rrjetet sociale. Ozil mbërriti në Stamboll të hënën e kaluar me avion privat I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, aktorja Amine Gulse dhe vajza e tyre Eda.

Një ditë më parë media turke bëri të ditur te Ozil do të mbajë numrin 67, një numër që në Turqi identifikon provincën Zonguldak, vendi i origjinës së prindërve të futbollistit

Ozil, I lindur në një familje turke në Gelsenkirschen në Gjermani në 1988, nisi karrierën e tij te Schalke dhe në 2010 kaloi te Reali i Madridit përpara se të transferohej te Arsenali në 2013 dhe deri në 2018 ai ishte pjesë e përfaqësueses gjermane. Ozil u tërhoq nga kombëtarja e Gjermanisë pas polemikave të shpërthyera pasi në 2018 u fotografua me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan që  u interpretua si një mbështetje politike e futbollistit për të në prag të zgjedhjeve

Fenerbahce, në sezonin aktual renditet në vendin e tretë të klasifikimit pas rivalëve të Besiktasit dhe Galatasarayit

Sfidanti.al