Kush e njeh Zlatan Ibrahimovic e di që suedezi do të bëjë apo thotë dicka që do të pushtojë median sportive. 39 vjecari na ka mësuar me deklaratat dhe provokimet e tij ndaj kundërshtarëve edhe pse jo gjithnjë ka qenë ai që i ka shkaktuar.
Në ndeshjen mes Milanit dhe Atalantës, Ibrahimovic u bë protagonist i një debati me Duvan Zapatan dhe kjo ndodhi kur kuqezinjtë kërkuan një 11 metërsh, në një moment kur fati i ndeshjes ishte vendosur në favor të Bergamaskëve
‘Nuk mund të mbyllni një ndeshje pa penallti, Doni të 13?-ishin fjalët e Zapatës që gjetën përgjigjen e menjëhershme të Ibrahimovic që mesa duke ia mbylli gojën sulmuesit të Atalantës. ‘Kam shënuar më shumë gola unë, se c’ke luajtur ndeshje ti në të gjithë karrierën-ishte përgjigjja e Ibrahimovic dhe shifrat i japin të drejtë me suedezin që ka 498 gola të shënuar kundrejt 373 ndeshjeve të luajtura nga Duvan Zapata.
Sfidanti.al