I ardhur si një hero, Dani Alves nuk po jeton aspak një moment të mirë te Sao Paulo. Raportet e tij me tifozerinë nuk kanë qenë asnjëherë të shkëlqyera, përkundrazi, dhe tani ato janë në pikën më të ulët
Sipas asaj që publikohet në median braziliane, por edhe sic vihet re nga komentet e shumta në rrjetet sociale, mbrojtësi së bashku me trajnerin Diaz konsiderohen si përgjegjësit e situatës që po jeton klubi që pasi ishte në krye të klasifikimit madje me 7 pikë avantazh ndaj rivalëve, është frenuar dhe ka regjisgtruar një sërë humbjesh apo barazimesh që bënë që Sao Paulo të zbresë në vendin e dytë me 1 pikë më pak se rivalët e Internacional
Pas barazimit në shtëpi 1-1 ndaj Coritibas, duket se tifozët e humbën durimin dhe kërkuan me forcë largimin e Dani Alves dhe shkarkimin e trajnerit. Tifozët më të flaktë u dëgjuan të këndonin kore të tilla si: ‘Sao Paulo nuk ka nevojë për ty’ apo ‘Oh, sa bukur do të ishte sikur Dani Alves të kthehej në Bahia’.
Sfidanti.al