Red Bull, Horner nuk ka dyshime: Verstappen, më i fortë se Hamilton

‘Mendoj se Verstappen është më i fortë se Hamilton. Këtë e konfirmoi paraqitja e Russell me Mercedes kur ai e zëvendësoi në momëntin që Hamilton qëndroi jashtë piste për shkak të Covid-Kështu u shpreh Drejtori i Red Bull, Christian Horner teksa shpjegoi motivet e superioritetit të Verstappen kundrejt 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Lewis Hamilton duke iu referuar paraqitjes së George Russell në Cmimin e Madh të Bahreinit.

Horner e konfirmoi opinionin e tij, por sigurisht pa e minimizuar figurën e pilotit britanik. ‘Komenti im nuk duhet të interpretohet sikur unë të jem i verbër ndaj gjithckaje që ka arritur Hamilton-vijoi Horner-por në të njëjtën kohë duhet të themi se ai ka pasur një paketë teknike më të mirë se e Verstappen që duhet të kërkojë të marrë 110% nga makina e tij duke e cuar përtej limiteve. Kjo duket nga fakti se një pilot i Williams u kualifikua direkt në vijën e parë dhe thuajse fitoi edhe garën’.

Sfidanti.al