Qeveria japoneze përgënjeshtroi menjëherë lajmin e publikuar nga ‘The Times’ për anulimin e Lojërave Olimpike të Tokios të këtij viti për shkak të Covid dhe mundësinë për organizimin e tyre në vitin 2032. Por nuk është e vetmja, menjëherë pas saj ishte Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që reagoi duke qëndruar në të njëjtën linjë me qeverinë japoneze teksa edhe IOC përgënjeshtroi lajmin për anulimin e Lojërave Olimpike.
‘Është një lajm i rremë-thekson IOC- të gjitha palët po punojnë së bashku për të organizuar me sukses Lojërat Olimpike të kësaj vere’.
‘The Times’ e publikoi lajmin duke cituar një funksionar të qeverisë japoneze dhe foli për një akord për pamundësinë e zhvillimit të Olimpikeve këtë verë duke shpjeguar se tashmë objektivu është përcaktimi I një date të re të shtyrjes në kohë me shumë mundësi në 2032
‘Duam që të përgënjeshtrojmë cdo hamendësi në këtë artikull-tha zëvendëskryeministri japonez Manabu Sakai në një konferencë për shtyp, duke shtuar se gjithsesei qeveria duke parë se cfarë po ndodh në mbarë botën me pandeminë do të duhet te marrë shpejt një vendim-deri në atë moment jemi të vendosur që të bëjmë cfarë kemi në dorë që të vijojmë me organizimin e Lojërave Olimpike’
Po atë ditë, gjatë një séance parlamentare, kryeministri Yoshihide Sugar ha se qeveria po konsideron masat antiCovid për të pritur Lojërat Olimpike me një nivel të besueshëm sigurie. Ndërsa një ditë më parë, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Kyodo, presidenti i IOC, Thomas Bach tha se Lojërat Olimpike do të zhvillohen dhe se për momentin nuk ka asnjë plan B, por pa e përjashtuar mundësinë e reduktimit të numrit të spektatorëve
Sfidanti.al