Milik, zyrtarisht futbollist i Marseille; kryen vizitat e firmos kontratën

Arkadiusz Milik  është zyrtarisht futbollisti i ri i Olympiqye Marseille. Sulmuesi polak udhëtoi drejt Francës ditën e enjte ku kreu vizitat mjekësore me klubin marsejez dhe nënshkroi kontratën me të për 4 vjet e gjysmë duke zgjedhur fanelën me numrin 19.

Milik, pasi rinovoi me Napolin deri në 2022 për të bërë të mundur transferimin e tij, kaloi te Marseille në formë huazimi me detyrim blerjeje pas pikës së parë të fituar në klasifikim. Në arkat e Napolit, që siguroi edhe 20% të vlerës së rishitjes së futbollistit, do të shkojnë 8 milionë Euro si dhe 4 milionë të tjerë në formën e bonuseve

Në këtë mënyrë, pas një beteje të gjatë me De Laurentiis, mbyllet më në fund aventura e Milik me Napolin, një aventurë ku futbollisti shënoi 48 gola në 122 ndeshje, ndërkohë që 2 dëmtime të rënda në gju e mbajtën atë jashtë fushave të lojës për një kohë shumë të gjatë.

‘Jam krenar që bëj të ditur se jam një futbollist i Marseille, një prej klubeve më prestigjoze në Evropë-shkruante Milik në një postim në rrjetet sociale-Jam gati për këtë aventurë të re’.

Sfidanti.al