Është vetëm 22 vjeç dhe është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në botë. Dajot Upamekano i Lajpcigut dukej se do të largohej nga Bundesliga pasi pati klube nga Anglia apo nga Spanja e Italia që kishin shfaqur interesimin për të. Gjithsesi, të tillë si Mançester Junajtid, Çelsi, Mançester Siti, Inter, Juventus, Real apo Barcelona duhet të hapin veshët mirë. Në garë paska hyrë Bajerni i Mynihut. Bavarezët nuk janë nga ata klube që shpenzojnë pa limit, por gjithsesi në Bundesligë kostot janë më të ulëta se në ligat e tjera të mëdha dhe kartoni i Upamekanos shkon deri në 42-45 milionë euro. Shifër e përballueshme, ndonëse e lartë për një mbrojtës, por vlen të theksohet potenciali i lojtarit dhe mosha e tij e re. Bavarezët duan të sigurojnë të ardhmen sepse largohet Alaba dhe po ashtu Boateng nuk e ka të gjatë.
Sfidanti.al