Liverpuli i Klopit dhe krahasimi me Dortmundin e 9 viteve më parë!

Duket se edhe për vetë standardin e “çmendurisë” së trajnerit gjerman, këtë vit titulli do të jetë i vështirë për t’u mbrojtur. Liverpuli u mund nga Bërnli në “Anfild”, duke i dhënë fund serisë së pathyeshmërisë në shtëpi prej 68 ndeshjesh, e duke mbetur 6 pikë prapa kreut, Mançester Junajtidit. Kjo diferencë mund të shkojë në 7 nëse Mançester Siti e fiton ndeshjen e prapambetur, ndërsa në përfundim të të gjitha sfidave të prapambetura, të kuqtë mund të zbresin në vendin e 6-të.

“Ishte faji im, – i doli në mbrojtje Klopi skuadrës së tij, – sepse detyra ime është që t’i përgatis djemtë që ata të dalin në fushë me mendje të kthjellët dhe duke u ndjerë mirë. Ne duhej të kishim pasur më shumë besim dhe të merrnim vendimet e duhura gjatë ndeshjes. Gjithsesi, mendoj se ishte një ndeshje e pamundur për t’u humbur, por ja që ne e humbëm”. Liverpuli mbajti topin 72 për qind dhe pati 27 gjuajtje në portë, por nuk shënoi dot gol dhe u ndëshkua me penallti në fund.

Ky sezon pas titullit në “Anfild” sjell një krahasim me sezonin e Klopit në Bundesligë me Dortmundin pas fituan titullin në 2011. Edhe në 2011-2012, Borusia e nisi ngadalë duke zbritur në vendin e 8-të, por pastaj doli sërish kampion duke lënë Bajernin 8 pikë prapa. Sidoqoftë, në javën e 19-të, Dortmundi i Klopit ishte me pikë të barabarta me Bajernin, nga 40, ndërsa sot është 6 pikë prapa kreut. Pra do të jetë më e vështirë.

Sfidanti.al