Nikola Jokiç edhe mbi Lebron Xhejmsin, a do të shpallet ylli i vitit në NBA?

Në basketbollin amerikan po pyesin nëse ky lojtar mund ta fitojë çmimin e madh! Nikola Jokiç është në qendër të vëmendjes pas një tjetër paraqitjeje të madhe që u shoqërua me fitore të Denverit. Basketbollisti shtatlartë ishte dominues në suksesin e lehtë 119-101 ndaj Oklahomës, që i ka lënë pas ditët e lavdishme me Durantin e Uestbrukun, dhe që është kthyer në një tabelë qitjeje për të tjerët.

Jokiç shënoi 27 pikë, kapi 12 tpa në tabela e shërbeu 6 asistë, duke iu afruar sërish një tripëll dabëlli, diçka që e ka specialitet të tijin, aq sa mund të krahasohet me legjendat Oskar Robinson, Mexhik Xhonson apo Rasëll Uestbruk. Serbi shtoi edhe 1 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje.

Niveli i tij është vërtet tepër i lartë, ai ka një mesatare tripëll dabëlli në sezon, dhe vlerësimi i tij me pikë është më i larti këtë sezon në NBA, mbi Kevin Durantin, Luka Donçiçin, apo Lebron Xhejmsin. Gjithsesi, në basketbollin amerikan nuk janë mësuar që një europian të jetë kandidat për të fituar çmimin e madh të Lojtarit më të mirë të vitit, edhe pse dy sezonet e fundit e ka fituar Janis Antetokumbo me pasaportë greke, por prejardhja e tij afrikane e afron më shumë me yjet e NBA-së. Vetëm Dirk Novicki nga Gjermania ka triumfuar në 2007, dy herë Stiv Nesh nga Kanadaja dhe një herë Hakim Olaxhuon nga Nigeria.

Gjithsesi, Jokiç po mendon më shumë që të fusë në shina Denverin që po ndjen shumë vështirësi këtë vit. Skuadra nga Kolorado ka 7 fitore e 7 humbje shumë larg nivelit të vjetshëm kur arriti finalen e NBA-së.

Sfidanti.al