Penalltisti Levandovski kalon Brajtnerin, i jep fitoren Bajernit!

Pak ditë më parë, në humbjen 2-3 pësuar në fushën e e Borusias së Mynshengladbahut, Robert Levandovski kaloi një legjendë si Lotar Mateus për gjuajtjen e penalltive në Bundesligë. Polaku arriti në 31 gola në krahasim me 30 të ish-kapitenit të Gjermanisë dhe të Bajernit. Me 11-metërshin e realizuar këtë mesjavë në fushën e Augsburgut, sulmuesi 32-vjeçar mbërriti në 32 goditje të sakta duke kaluar një tjetër legjendë gjermane si Paul Brajtnerin. Bashkë me të edhe dy lojtarë të tjerë të shquar të Bundesligës si Vilfrid Hanes dhe Georg Folkert. Levandovski është tani në vendin e pestë në renditjen e të gjitha kohëve për penalltistët dhe mund të arrijë Hëtgesin që ka 40. Të tjerët janë më larg, dhe “Levës” do t’i duhet kohë, fat dhe shëndet i mirë, pasi në vendin e tretë është Mikael Cork me 49, pastaj bomberi Gerd Myler me 51 dhe rekordmen është Manfred Kalc me 53 penallti të realizuara. Përsa i përket Bajernit, fitorja në Augsburg e ngjiti në 39 pikë, 4 më shumë sesa Lajpcigu që fitoi 1-0 në fushën e vet ndaj Unionit të Berlinit.

Sfidanti.al