Tifozët e Fenerbahces e rikërkojnë me forcë. Profilet në rrjetet sociale të Vedat Muriqit, që verën e kaluar u transferua te Lazio, janë plot e përplot me komentet e mbështetësve të skuadrës turke që ëndërrojnë kthimin e tij. Presidenti i Fenerbahces, Ali Koc, në median vendase pranoi në një farë mënyrë situatën e krijuar.
‘Nuk më rezulton se trajneri ynë apo Drejtori Sportiv kanë bërë gjë për ta rikthyer Muriqin, nuk di asgjë për një kthim të mundshëm-tha Ali Koc-si tifoz i Vedatit shpresoj që ai të shfaqë aftësitë e tij te Lazio. Por sigurisht, nëse ai e dëshiron të kthehet në Turqi, atëherë do të jemi të parët që do t’I vijmë rrotull’
Ndërkaq te Lazio askush nuk ka ndërmend të hedhë poshtë investimin e bërë prej 20 milionë Eurosh. Muriqi nuk ka shënuar ende por do të kërkojë që të rihyjë në lojë me shumë stil. Erdhi në Romë si bomber, pret vetëm rastin e duhur për të treguar vlerat e tij.
Sfidanti.al