Botërori i Klubeve, Bayern mëson rivalët e tij

Bayerni i Mynihut do të nisë Botërorin e Klubeve si favoriti kryesor me evenimentin që do të zhvillohet në shkurt në Katar dhe më konkretisht në 4-13 shkurt. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick mësoi kundërshtarët e tij në shortin e hedhur nga FIFA me kampionët e Gjermanisë që do të luajnë në gjysmëfinale  me fituesin e cerekfinales mes Al Duhail, kampion i Katarit dhe Al Ahly, kampion i Afrikës

Në këtë mënyrë, Bayerni evitoi përballjet me kampionët e Azisë dhe CONCACAF, Ulsan dhe Tigres  që janë në krahun tjetër të tabelës së shortit. Fituesi mes këtyre dy skuadrave do të luajnë në gjysmëfinale me skuadrën kampione të Kupës Libertadores, finalja e së cilës do të diskutohet mes Santosit dhe Palmeirasit në 30 janar

Botërori i Klubeve në Katar do të luhet në 2 stadiume të ndërtuar për Botërorin 2022 dhe do të ketë 6 skuadra pjesëmarrëse dhe jo 7 pasi Auckland City është tërhequr nga evenimenti pasi nuk ka plotësuar normat sanitare të Zelandës së Re.

Sfidanti.al