Chelsea, Lampard i hap rrugë kalimit të Tomorit te Milan

Fikayo Tomori i afrohet Milanit. Konfirmimi vjen direkt nga Frank Lampard. ‘Është një futbollist në zhvillim e sipër-tha trajneri i Chelsea duke pranuar mundësinë e kalimit në mënyrë të përkohshme të lojtarit te kuqezinjtë-këtë vit kemi në dispozicion 5 qendërmbrojtës, kështu që situata është e vështirë  me disa prej tyre që nuk luajnë rregullisht dhe për këtë arsye që Tomori mund të  largohet në  formë huazimi’.

Është kjo një deklaratë shumë interesante për Maldinin dhe drejtuesit e tjerë të Milanit që prej kohësh janë vënë në ndjekje të mbrojtësit të klubit londinez dhe tani janë gati për të bërë ofensivën e fundit për të sjellë Tomorin në Milano për të përforcuar repartin e prapavijës.

‘Vitin e kaluar kishim 4 qendërmbrojtës , por nuk mund të luajnë të gjithë dhe të katërt në një ndeshje-shtoi Lampard-është një futbollist i ri dhe është rritur shumë në 2 sezonet e fundit’.

Sfidanti.al