Prej muajsh flitet për interesimin e Paris Saint Germainit për Lionel Messi, por tani vjen edhe konfirmimi dhe është pikërisht Drejtori Sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo që e pohoi këtë në një intervistë për revistën France Football
‘Lojtarët e mëdhenj si Messi do të jenë gjithnjë në listën e Paris Saint Germainit, por nuk është momenti as për të folur e as për të ëndërruar-tha Leonardo-por ne jemi ulur në një tryezë gjigande të atyre që po e ndjekin këtë cështje nga afër. Nuk jemi ulur ende, por vendi është prenotuar. Katër muaj në futboll janë shumë, sidomos në këtë moment’
Argjentinasi ende nuk i ka zgjidhur dilemat për të ardhmen e tij, edhe pse lamtumira e tij nga Barcelona në fund të sezonit kur i skadon edhe kontrata duket se është një fakt i kryer
‘Do të bëj atë që është më e mira për klubin dhe për mua, nuk kam dyshime dhe atë që do të më thonë zemra dhe mendja-tha Messi disa javë më parë dhe një siguri ai e ka-kurrë nuk do të shkoj te Reali i Madridit’
Po kështu e sigurt është edhe përfshirja në këtë histori të PSG që do të bëjë gjithcka për ta marrë duke sfiduar edhe konkurrencën e Manchester City të Guardiolës që sot për sot është destinacioni më i mundshëm
Në intervistën e France Football, Leonardo foli edhe për Neymar e Mbappe.
‘Shpresoj që të jenë të bindur se PSG është një vend i mirë në këtë moment për një futbollist ambicioz dhe të nivelit të lartë-tha Leonardo-është e nevojshme që të gjendet një akord që të kënaqë dëshirat e kërkesat e tyre dhe pritshmëritë tona e mënyrat tona. Nuk duhet t’u lutemi e t’u themi “Ju lutem qëndroni’. Kush do, do të qëndrojë. Po flasim vazhdimisht, kam parandjenja të mira për këto dy situata’.
Sfidanti.al