Shkon në 72 numri i tenistëve dhe tenisteve që janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 2 javë në dhomat e tyre të hotelit, në pritje për të zhhvilluar turneun e parë Grand Slam të vitit, Australian Open. 47 tenistëve të bllokuar deri tani,iu shtuan edhe 25 lojtarë të tjerë, lajm që u konfirmua nga autoritetet lokale që kanë udhëtuar nga Doha në Melbourne me një pasagjer që në kontrollet e kryera në momentin e mbërritjes rezultoi pozitiv me Covid-19
Në këtë situatë, Drejtori i turneut, Craig Tiley përpiqet që t’u qëndrojë planeve duke konfirmuar se Australian Open do të nisë në 8 shkurt dhe pranoi vështirësitë dhe rreziqet e shkaktuara nga coronavirusi
72 lojtarët janë të detyruar që të qëndrojnë në dhomat e tyre për 14 ditë pa pasur mundësinë që të stërviten. Dikush ankohet në rrjetet sociale për trajtimin dhe paqartësinë e informacioneve për masat parandaluese, ndërsa ata pak vetë që tentuan të dilnin sado pak nga dhoma për të folur me një koleg apo trajner janë kërcënuar me gjoba të majme ose se do të transferohen në hotel me policë që janë në cdo kat për t’i kontrolluar
Një pjesë e mirë e tenistëve të regjistruar në turne, mbi 1200, janë në karantinë në Melbourne, por mund të dalin nga dhomat për t’u stërvitur për 5 orë në ditë,. Ajka e tenisit botëror që përbëhet nga emra të tillë si Novak Djokovic e Rafael Nadal, por edhe Serena Ëilliams e Naomi Osaka udhëtuan drejt Adelaides në zonën më të qetë dhe të izoluar duke bërë që të rriten pakënaqësitë. Por numri 1 i botës vendosi të ndihmojë kolegët e tij duke i dërguar një letër Tiley me disa kërkesa mes të cilave ishte ajo për reduktimin e ditëve të izolimit total pas një testi negativ me tampon ose spostimi i tyre në shtëpi private të pajisura me fusha tenisi për stërvitje.
Sfidanti.al