Bundesliga, Bayern lë pas krizën dhe shpallet kampion i dimrit

Bayern lë pas krahëve javën më të komplikuar të sezonit të tij  ku shënoi humbjen ndaj Borussia Moenchengladbach dhe eliminimin në Kupë nga Kiel e Bundesliga 2 duke marrë një fitore të cmuar ndaj Freiburgut me rezultatin 2-1. Ndeshja ndizet që në minutën e shtatë kur Mueller gjeti Lewandowskin që shënoi golin e parë të Bayernit të Mynihut që e mbylli pjesën e parë pikërisht me këtë avantazh 1-0. Por në pjesën e dytë, pas një tramverse të goditur nga Lewandowski, Freiburgu shënoi golin e barazimit me Petersen.

Kur kishin mbetur 16 minuta nga fundi i ndeshjes, Thomas Mueller riktheu Bayernin në avantazh pas një assisti të Sane. Në castet e fundit bavarezët tentuan të siguronin më mirë këtë fitore por Lewandowskit e Tolisso u mungoi saktësiua, ndërkohë që në krahun tjetër, Freiburg trembi kampionët e Gjermanisë me Petersen gjuajtja e të cilit u ndal nga tramversa. Gjithsesi Bayerni e mbylli sfidën 2-1 dhe tani është 4 pikë para Leipzigut të vendit të dytë.

Sfidanti.al