Inter-Juventus, një sfidë pa fund që bëri historinë e futbollit italian

Është përkufizuar ‘Derbi i Italisë’ dhe ky përkufizim është i goditur duke parë rivalitetin mes Juventusit dhe interit në futbollin italiane. Duke u kufizuar në sfidat e luajtura në San Siro, kjo përballje mbart me vete një sërë kujtimesh, sugjestimesh, yjeve në fushë, sfidave të bujshme që mund të tregohen vetëm në një libër të dimensoneve të mëdha

Por le të ngushtojmë rrethin dhe të shkojmë në momentin kur skuadrat ishin në një grup të vetëm, që tani quhet Serie A. Në 1933 në kulmin e pesëvjecarit të Juventusit(1930-1935), zikaltrit kaluan bardhezinjtë me një rezultat spektakolar 3-2 në Arena të Milanos ku shënuan emra të tillë si Meazza e Levratto. Dy vjet më vonë në 1935, Inter zyrtarizoi fundin e dominimit juventin me një fitore të thellë 4-0 me tripletën e të zakonshmit Meazza  edhe pse në fund te sezonit titulli u fitua nga Bologna. E njëjta histori u shkrua 3 vjet më vonë por këtë radhë fitorja ishte 5-0 e megjithatë titulli mbeti në Emilia

Juventus mori revanshin pas luftës me një fitore në San Siro 2-4 në 1950 me dygolëshin e Hansen dhe golat e Praest e Muccinellit dhe është prologu I një titulli të fituar nga Zonja e Vjetër. Në sezonet ’52-’53 dhe ’53-’54, titulli mori rrugën drejt Milanos zikaltër që ka një trajner, Foni I njohur për përdorimin e ‘catenaccio’, sistemi mbrojtës  i kritikuar nga një pjesë e mirë e medias italiane, sistem që nuk e pengoi Interin që të fitojë 6-0 ndaj rivalëve torinezë në 1954. Në 1960 një sukses 3-0 me dygolëshin e Sivorit dhe golin e Bonipertit i ktheu buzëqeshjen Juventusit që në fundin e sezonin qepi sërish në gjoks logon e kampionit të Italisë

Më pas nis epoka Herrera e viteve 60 dhe ajo e bardhezinjve të viteve 70 kur miqtë morën maksimumin në Milani në më shumë se një rast. Në 8 maj të 1977 është ndeshja kyr për një titull të fituar kundrejt Torinos  me rekordin e pikëve dhe në castet e fundit(mbyllet 0-2 për skuadrën që në atë kohë drejtohej nga Trapattoni). Më pas për Juventusin vjen mallkimi 11 nëntor. Në 2 raste në 1979 dhe 1984 humbet në San Siro me të njëjtin rezultat 4-0 me protagonistë Altobellin në rastin e parë dhe Rummenigge 5 vjet më pas. Kampionë absolutë si Platini e Baggio ishin liderë në fitoret bardhezi në Milano në sezonet  ’83-’84 e ’91-’92.

Më pas vjen sezoni i famshëm 97-98(ai i faullit të Julianos mbi Ronaldon). Në ndeshjen e parë një veprim i jashtëzakonshëm i Fenomenti i lejoi Djorkaeff t’i japë Interit 3 pikët në San Siro. Në një tjetër vit të polemizuar në 2002(ai i 5 majit) dy rivalët e përjetshëm diskutuan titullin. Ndeshja në ‘Meazza’ u mbyll 2-2 me Juventusin që ishte në avantazh përpara se Seedorf të ‘nxirrte nga cilindri’ një gjuajtje nga distance që mposhti Buffon. Në 2006, në një ndeshje të fituar nga miqtë, spikat goditja e dënimit të Del Pieros, një arritje e kotë duke qenë se titulli iu hoq Juventusit për shkak të Calciopolit

Dhe pikërisht në këtë moment një rivalitet i shëndetshëm merr tone të ligësisë. Pas një viti në Serie B, Juventus ndjeu kënqësinë të fitojë në San Siro në mars të 2008 në kulmin e dominimit në Itali e 2 vjet më pas edhe në arenën ndërkombëtare, të Interit të epokës Mancinu-Mourinho

Dominimib bardhezi nis në sezonin 2011-12 me ardhjen e Contes në pankne dhe një ndër momentet ku kuptohet se Juventusi i ri mund të fitojë së, vjen 1-2 në San Siro  në tetor të 2011 me gola të Vucinic e Marchisios. Që nga ai moment nis epoka e 9 titujve radhazi në Serie A, nga të cilat ai i fituar në 2018 falë fitores 2-3 në San Siro kur në minuat finale autogoli i Skriniar dhe goli i Higuain lejuan Allegrin të ruajnë distancën me Napolin e Sarrit

Dhe meqë ra fjala te ky i fundit, sfida e fundit në San Siro sipas kronologjisë është e datës 6 tetor në 2019, një ndër të paktat paraqitje për t’u kujtuar nga Juventusi i Sarrit(1-2 me gola të Dybala dhe Higuain).

Sfidanti.al