Haaland mund të mos qëndrojë te Dortmund dhe Raiola e do te Barcelona

Merkatoja e transferimeve të muajve të verës mund të ketë si protagonist kryesor Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez është një prej yjeve të futbollit evropian dhe sipas gazetarit të programit Onze në TV3, Oriol Domenech mund të zgjidhë kontratën me Borussian e Dortmundit në përfundim të këtij sezoni.

Sipas këtij informacioni, agjenti i sulmuesit, Mino Raiola po punon që të  largojë  Haaland nga Dortmundi dhe Barcelona është opsioni që i pëlqen më shumë atij. Mësohet se Raiolas i intereson të mbajë raporte të mira me klubin katalanas dhe se për momentin nuk ka folur me asnjë prej kandidatët paraprakë për president përvec Josep Maria Minguella që do të jetë zv/president i Barcelonës nëse Emili Rousaud do të fitojë zgjedhjet

Sfidanti.al