Solskjer: Man. Junajtidi ka besim te vetja, Pogba po jep më të mirën!

I lumtur për fitoren dhe për kryesimin, në mbrojtje të lojtarëve të tij, duke akuzuar për gol të anuluar pa të drejtë, diplomatik dhe dinak tek vlerësimi i kartonëve të kuq të munguar, i pari prej të cilëve do të kishte qenë për njërin nga të besuarit e tillë. Ky ishte Ole Gunar Solskjer që foli pas fitores 1-0 të Mançester Junajtidit në fushën e Bërnlit, fitore që e nxorri ekipin e tij në krye të renditjes.

“Natyrisht jemi të lumtur, – tha norvegjezi, – kështu jemi gjithmonë kur fitojmë. Duhej të rezistonim fort në fund dhe e bëmë. Arsyet kryesore që fituam ishin durimi dhe mentaliteti i duhur. Luajtëm keq për gjysmë ore, por u zgjuar kur na u anulua goli. Nuk di të them për rastet e kartonëve, por gjyqtari u këshillua me VAR-in, ndërsa sa për golin (e Megajerit), ishte një gabim, duhet ta pranojmë sinqerisht. Goli i shënuar pastaj ishte shumë i bukur, një ekzekutim i madh i Pol Pogbasë që po luan në formën e tij më të mirë. Ne ndihemi me shumë besim në çdo ndeshje, sidomos kemi qenë mirë jashtë fushe. Ne duhet të besojmë tek vetja jonë, dhe ne e kemi këtë besim. Kemi bërë një punë fantastike dhe momenti ynë është shumë i mirë, ndërsa tani kemi një test të madh me kampionët”.

Sfidanti.al