Maurisio Poçetino, sipas mediave franceze, ka vendosur të investojë tek legjenda argjentinase, edhe pse ai është 32 vjeç dhe shpesh i dëmtuar. Sergio “Kun” Aguero mund të jetë lojtar i Paris SG në verë, ndërsa ende nuk ka një rinovim kontrate me Mançester Sitin, por kjo dëshirë (e mundshme) e Poçetinos të bën që të mendohesh për planet e parizienëve për sezonin e ardhshëm. Në kryeqytetin e Francës janë Kilian Mbape e Nejmar, si edhe Mauro Ikardi, pra Aguero mund të mendohet i tepërt, nëse nuk ka një largim të madh gjatë verës. Shpesh është thënë se Reali i Madridit e do Mbapenë, ndërsa Barcelona vështirë ta marrë Nejmarin. Gjithsesi, PSG nuk do të merrte një 32-vjeçar si Aguero për të zëvendësuar yjet kryesorë, por ndoshta ka dyshime për Ikardin, ndaj do Agueron. Problemi është se kartoni i Ikardit u mor për gati 70 milionë euro dhe do të ishte humbje e madhe nëse do të largohej pas një viti.
Sfidanti.al