Kylian Mbappe dhe Erling Haaland e kanë një vlerë në merkato

Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë dy prej futbollistëve që kërkohen nga drejtuesit e Realit të Madridit. Secili prej tyre mund të jetë në qendër të projektit të Los Blancos për dekadën e ardhshme, madje është folur se te kampionët e Spanjës është hedhur ideja që t’i marrin të dy futbollistët një e nga një për t’i bashkuar, por një operacion i tillë padyshim që do të jetë shumë I kushtueshëm

Observatori i Futbollit, CIES përpiloi një listë me futbollistët me vlerën më të lartë në merkato për 5 kampionatet më të rëndësishme evropiane. Nëpërmjet një serie parametrash si rendimenti apo mosha, ky institucion përcakton se Haaland dhe Mbappe janë në dhjetëshen e futbollistëve më të kushtueshëm në merkaton e transferimeve

Erling Haaland është në vendin e dytë. Sulmuesi 20 vjecar norvegjez kushton 152 milionë Euro. 32 golat e shënuar në vitin 2020 kanë bërë që vlera e tij të rritet. Kylian Mbappe është në vendin e pestë me 149 milionë Euro, por këtu vlera e futbollistit e ka një truk. Studimi i CIES ka marrë parasysh kohën e mbetur të Mbappe në kontratën me PSG e cila skadon në 2022 dhe kjo e redukton ndjeshëm vlerën e tij.

CIES zbulon gjithashtu se futbollisti me vlerën më të lartë në merkato është  sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford me 165.6 milionë Euro, ndërsa pesëshja e futbollistëve më të vlefshëm e plotësojnë, Trent Alexander-Arnold me 151.6 milionë Euro në vendin e tretë dhe Bruno Fernandes i Manchester United në të katërtin me 151.1 milionë Euro.

Sfidanti.al