Përtej polemikave për një penallti të padhënë për Milanin dhe golit të vendasve që cilësohet si rrjedhojë e një faulli (nga trajneri mik), Andrea Pirlo nxjerr konkluzionin për ekipin e tij në “San Siro”. “Më në fund pashë shpirtin e një skuadre që dëshiron të komandojë, – u shpreh ai, – dhe që ka dëshirë të shkojë e të fitojnë fushën e skuadrës që kryeson renditjen. Ishte një ndeshje e mirë. Ishim të vëmendshëm dhe të përqëndruar, përsa i përket klasifikimit, atë duhet ta shikojmë pas disa muajve”.
Natyrisht, Pirlo nuk mund të shpjegojë tani se përse Juventusi ka bërë gabime ndaj ekipeve që cilësoheshin si të kalueshëm, ndonëse beson se këto gjëra nuk do të ndodhin më. Ai lavdëron Kiezën, por edhe Rabionë, ndërsa për rinovimin e Dibalës thotë se gazetarët duhet të pyeson klubin.
Sfidanti.al