Sarah Kohan po ndahet nga ‘Chicharito’? ‘Vendimi më i vështirë; ta lë të largohet’

Është një prej cifteve më në modë në botën e futbollit, por duket se dashuria mes tyre mund të jetë shuar. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet me fjalët e saj modelja australiane Sarah Kohan në rrjetet sociale. Influencerja postoi një sërë fotografish bashkë me fëmijët e saj Nala dhe Noah gjatë festimeve për Krishtlindje ku binte në sy një mungesë; ajo e Javier ‘Chicharito’ Hernandez

Fotografitë nuk bënë gjë tjetër vecse shtuan zërat për një ndarje të mundshme mes modeles dhe yllit të futbollit meksikan

‘Gëzuar Krishtlindjen nga unë dhe familja ime e vogël-shkruante Kohan në mesazhin që shoqëronte fotografitë. Publikimi I fotove shtyu disa ndjekës të saj të bënin komentet e tyre pasi vunë re mungesën e futbollistit dhe I uruan një përmirësim në raportet me të

Për më tepër, modelja bëri edhe një postim në Instagram Story ku reflektonte për ndarjen dhe dhimbjet që shkaktojnë ato. ‘Vendimi më I vështirë për t’u marrë është të largohesh nga dikush me të cilin tentove të punosh me shumë impenjim-shkruante Kohan-vetëm mund të bësh disa gjëra që të përputhesh me të, por  nuk mund të ndryshosh dikë për të përmirësuar marrëdhënien. Lëre të të mungojë, lëre të ikë’.

Sfidanti.al