Palmeiras bën një goditje të rëndësishmë në gjysmëfinalen e parë të Kupës Libertadores teksa në Buenos Aires mundi bindshëm River Plate 3-0 në stadiumin Monumental. Protagonist i kësaj sfide u bë pikërisht Luiz Adriano, autori i golit të dytë të skuadrës së tij të shënuar pas një galopimi në gjysmëfushën e skuadrës argjentinase.
Me këtë sukses , Palmeirasi i Abel Ferreirës është me një këmbë në finale të kompeticionit më të rëndësishëm të Amerikës Latine për klube që do të luhet kundër fitueses së duelit të dyfishtë mes Boca Juniors dhe Santosit.Skuadra që do të fitojë trofeun do të marrë pjesë në Botërorin për klube që do të luhet në muajin shkurt.
Sfidanti.al