Bajerni, një orë gjumë më shumë dhe shumë lajme të mira

Trajneri Hansi Flik ua kishte lejuar që më parë profesionistëve të tij, ndaj edhe stërvitja nisi në orën 12:03 në “Zebener Shtrase”. Bajerni e filloi stërvitjen që në ditën e parë të vitit sepse vjen shpejt ndeshja e kampionatit ndaj Maincit, por meqë ishte mbrëmja e ndërrimit të viteve, Fliku lejoi që yjet e tij të flinin një orë më shumë. Kjo u prit mirë, siç shkruajnë mediat gjermane. Edhe më mirë u pritën lajmet për kthimin e lojtarëve të dëmtuar që tani janë gati përformacionin, si Kimih apo Gorecka, ndërsa të gatshëm janë edhe dy kampionët e botës me Francën dhe Spanjën, Korenten Toliso dhe Havi Martinez. Problemet e vetme për bavarezët janë pozicioni i Niklas Zyles dhe forma e Benzhamin Pavarit, i cili po qendron në stol, sepse nuk po jep atë rendiment siç ndodhte më parë.

Sfidanti.al