Mbrojtësi norvegjez me origjinë marokene i Galatasarayit, Omar Elabdellaoui, mbrëmjen e 31dhjetorit u dërgua në Stamboll pasi u godit ne fytyrë me një material piroteknik gjatë festimeve në Natën e Vitit të Ri. Fillimisht frika ishte për jetën e tij, por në një komunikatë të klubit turk, në mëngjesin e ditës së parë të vitit 2021, theksohet se futbollisti është jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë gjendja e Elabdellaouit është e rëndë pasi shqetësimi është për duart e sidomos për sytë e tij me mbrojtësin që rrezikon seriozisht të mbetet i verbër për shkak të djegieve të marra nga përdorimi i materialit piroteknik.
Sfidanti.al