Kryetari i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri, në ceremoninë për laureatët për Vitin 2017, ka dërguar një mesazh në drejtim të institucioneve të Kosovës, i cili shpreson se Kombëtarja shumë shpejt do të ketë stadiumin e saj.
“Jam i privilegjuar dhe krenar, për fjalën që e mbajtëm. E arritëm anëtarësimin në FIFA dhe UEFA. Ishte një rrugë e mundimshme për të gjithë ne që kaluam”, tha fillimisht ai.
“Duhet të ndihemi krenar që kemi arritur të paraqitemi denjësisht edhe në eliminatoret e Kampionatit Botëror. Por, edhe përkundër përkrahjes së jashtëzakonshëm, mos lejoni Kosovën të luaj jashtë vendit pasi po i ndalin tifozët”, shtoi Vokrri, thuhet ne Express, duke dërguar kështu mesazh në drejtim të institucioneve që Kosova sa më shpejtë të bëhet me një stadium të standardeve të FIFA-s.