Aleix Vidal ka shënuar golin e parë me fanellën e Barcelonës dhe pamja e tij ka harbuar katalanasit në stol që janë kapur në një gëzim kolektiv që nuk ndodh shpesh në ndeshjet e tyre.
Vidal e shijoi golin në fitoren prej 5:0 ndaj Las Palmas ku duket se më shumë u gëzuan trajneri dhe lojtarët që ishin në stol dhe këtë e dëshmon foto ku futbollistët të gjithë po qeshin me zemër. Jo vetëm se ishte goli i parë i Vidal, por gjesti i tij pas golit është tepër i zgjedhur, ku futbollisti është fiksuar me një pamje, ku pak a shumë, duket sikur thotë: “Shyqyr se plasa..”