Ndoshta ka pasur fat deri tani në udhëtim, veçse sfida në fushën e Leisterit i tregoi “djajve të kuq” se realiteti është ndryshe. Mançester Junajtidi u ndal për herë të parë në barazim jashtë “Old Trafordit” në Premier Ligë, një 2-2 në stadiumin “King’s Pauer”. Nën drejtimin e trajnerit Solskjer, ekipi i famshëm kishte marrë 6 fitore radhazi jashtë fushe, me golaverazhin 19-9, por e vërteta është se asnjëra prej tyre nuk ishte arritur në shtëpinë e ndonjë rivali. Kundërshtarët kishin qenë Brajtoni, Njukasëlli, Evertoni, Sauthemptoni, Uest Hem dhe Shefild Junajtid.
Fazë e dytë, Junajtid do të shkojë në fushën e Sitit, Totenhemit, Çelsit, ndonëse në 16 janar do të luajë në Liverpul, pra gjatë fazës së parë. Skuadra e Solskjerit nuk ka asnjë fitore me pretendentët për titull (1-6 me Totenhemin, 0-1 me Arsenalin, 0-0 me Çelsin e Sitin). Në duelin e fortë ndaj Leisterit, Markus Rashford shënoi në 23’, Harvej Barns barazoi në 31’. Pas pushimit, Bruno Fernandes u duk se i dha fitoren “djajve të kuq” në 79’, por Xhemi Vardi barazoi në 85’. Leisteri ka 28 pikë në 15 ndeshje, ndërsa Mançester Junajtidi ka 27 në 14, duke mbetur që të dy pretendentë për titull.
Sfidanti.al