Fernando Verdasco e Ana Boyer bëhen prindër për herë të dytë

Fernando Verdasco dhe Ana Boyer bëhen sërish prindër. Bashkëshortja e tenistit spanjoll solli në jetë anëtarin më të ri të familjes, vogëlushin Mateo dhe Verdasco bëri të ditur lajmin e gëzuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram

‘Mateo është me ne. Gjithcka shkoi shumë mirë dhe si ai ashtu edhe e ëma janë shumë mirë-shkruante Verdasco në postimin e tij-jam një baba super I lumtur dhe krenar  që kam një bashkëshorte dhe 2 fëmijë të mrekullueshëm’.

Më pas Verdasco deshi të falenderojë mjekët e bashkëshortes dhe ndjekësit e tij. Nga ana e saj, Ana Boyer publikoi imazhin e parë të vogëlushit. ‘Lumturi në maksimum. Jemi shumë mirë dhe falenderojmë ata që u kujdesën për në. Faleminderit për urimet tuaja-shkruante bashkëshortja e Fernando Verdascos në postimin e saj në Instagram.

Sfidanti.al