Liverpool përgatit superpagë për të bindur Salah, por e ka gjetur dhe zëvendësuesin e tij

Liverpooli e mori shumë seriozisht ankesën e Salah të shprehur në intervistën e dhënë për të përditshmen spanjolle AS. Egjiptiani në rrëfimin e tij i habiti të gjithë teksa nuk e përjashtoi mundësinë e një transferimi të tij te Reali i Madridit apo Barcelona dhe shfaqi një lloj pakënaqësie ndaj klubit të tij, sidomos pasi nuk iu dha shiriti i kapitenit për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së kampioneve

Fjalët e futbollistit dhe pozicionimi i Realit të Madridit patën efekt të menjëhershëm. Portali goal.com hyri në kontakt me Liverpoolin ku mori konfirmimin se klubi po përgatitet të zbrazë xhepar. Liverpool, që beson se Salah nuk mund të ankohet për rezultatet sportive të Liverpoolit, po e bën këtë më shumë për situatën ekonomike të tij në krahasim me yjet e tjera të Premier League.

Salah është futbollisti më i paguar i Liverpoolit me mbi 12 milionë Euro në sezon, por është larg yjeve të ekipeve të Manchesterit, De gea 23 milionë, De Bruyne 19 milionë, Sterling me 18 milionë, Pogba 17 milionë . Kontrata aktuale e Salah me Liverpoolin skadon në vitin 2023, por The Reds nuk dëshiron që të humbasë më shumë kohë dhe e kuptoi mesazhin e dhënë nga ylli I tij. Salah do të festojë 29 vjetorin në fund të sezonit dhe synimi i Liverpool sipas burimeve të klubit është që ai të qëndrojë me cdo kusht dhe ofrimi i një page thiuajse në të njëjtat nivele si lojtarët e ekipeve të Manchesterit do të ishte një sinjal përfundimtar. Megjithatë Liverpool  nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur nëse dështon tentativa për të mbajtur Salah. Sipas ‘Mirror’ kampionët e Anglisë kanë hedhur sytë nga Aston Villa teksa kanë shënjestruar Jack Grealish që e konsiderojnë si zëvendësuesin ideal të egjiptianit.

Sfidanti.al