Juve, sulm final për Milik në janar; mund të mbyllet me 10 milionë Euro

Te Napoli është një i vecuar në shtëpi, në qershor largohet me parametra zero dhe Juventus e do që në muajin janar. De Laurentiis do të kishte  të gjitha avantazhet po ta shiste futbollistin menjëherë, por nuk dëshiron të ulë vlerën prej 18 milionë Eurosh për futbollistin. Megjithatë ekzistojnë mundësitë që klubet të arrijnë në një akord për një shifër prej rreth 10 milionë Eurosh.

Është ky një akord që mund të kënaqë të gjitha palët edhe vetë Milik që mund të nënshkruajë me Juventusin një kontratë me pagë 4 milionë Euro në sezon plus bonuset. Në tratativat me Napolin, Juventusit iu ofrua një tjetër futbollist i vecuar nga skuadra, Fernando Llorente.

Por kthimi i spanjollit në Torino nuk iu intereson bardhezinjve që duan të rinovojnë skuadrën përsa i përket moshës së futbollistëve dhe gjetën e polaku profilin e duhur që i mungon ekipit; një sulmues i fortë fizikisht që të jetë një alternativë më shumë për kampionët që janë në repartin e avancuar të Zonjës së Vjetër

Sfidanti.al