Sergio Perez nuk do të mbetet në këmbë në 2021. Piloti meksikan do të jetë pjesë e Red Bull ku do të garojë përkrah Max Verstappen në sezonin e ardhshëm të Formula 1. Piloti 30 vjecar lë në këtë mënyrë Racing Point dhe e mbylli kampionatin në vendin e katërt për pilotë pasi fitoi garën e parafundit në Bahrein.
Te Red Bull, Sergio Perez do të marrë vendin e Alex Albon që mbetet një anëtar I rëndësishëm i skuadrës austriake dhe merr rolin e pilotit rezervë dhe pilotit testues për zhvillimin e makinës për vitin 2022
‘Alex është një anëtar i cmuar i skuadrës dhe u menduam gjatë për këtë vendim-komentoi shefi i Red Bull, Chris Horner-pasi u vlerësuan të gjitha të dhënat dhe paraqitjet, vendosëm se Sergio është piloti i duhur për të bashkëpunuar me Max për vitin 2021 dhe mezi po presim që ta mirëpresim’
Edhe vetë Perez është shfaqur i lumtur për këtë etapë të re. ‘I jam shumë mirënjohës Red Bullit që më dha mundësinë që të garoj me Red Bull Racing 2021-tha Perez-mundësia për të garuar për një skuadër që lufton për kampionatin është dicka që e shpresoja kur hyra në Formula 1 dhe do të jetë një moment krenarie të shkosh në vijën e nisjes me ngjyrat e Red Bull bashkë me Max. Do t’ia dedikoj të gjithë vëmendjen sezonit të ardhshëm. Skuadra ka të njëjtin mentalitet fitues si unë dhe e di që jam këtu për të treguar se cfarë di të bëj dhe për të ndihmuar skuadrën që të rivalizojë për një tjetër titull’
Sfidanti.al