Laurent Blanc, nis një aventurë të re ne Katar

Laurent Blanc do të jetë trajneri i ri i skuadrës nga Katari, al Rayyan. Tekniku francez  që u largua nga p[ankina e paris Saint Germainit në vitin 2016, nuk kishte marrë drejtimin e asnjë skuadre deri në këtë moment, por gjatë gjithë kësaj kohe, emri i tij është lidhur me ata të Manchester United, Interit apo barcelonës.

Blanc nënshkroi me Al Rayyan një kontratë 18 mujore dhe menjëherë pas kësaj u zhvillua edhe konferenca për shtyp e prezantimit të tij. Al Rayyan është në vendin e 6 në kampionatin e Katarit, që kryesohet nga skuadra e Al Sadd e trajnerit Xavi Hernandez.

sfidanti.al