Angli, Cavani në telashe për një postim me tone raciste

Edinson Cavani është akuzuar formalisht nga Federata Angleze e Futbollit për një postim të tij në Instagram me tone raciste. Uruguajani i  Manchester United shkroi ‘gracias negrito’ në postimin e tij në Instagram Story por e fshiu menjëherë

Federata në javët e fundit kreu verifikimet e saj në lidhje me këtë cështje dhe këtë të enjte bëri akuzat formale. Edinson Cavani do të ketë kohë deri në 4 janar për t’u mbroijtur nga akuzat. Futbollisti i mbështetur edhe nga klubi theksoi se bëhej fjalë për një term të mirë dhe se në Amerikën e Jugut nuk ka kuptim negative.

‘Jam totalisht kundër racizmit dhe e fshiva menjëherë postimin sapo më paralajmëruan se mund të interpretohej  ndryshe-tha Cavani në një komunikatë-kërkoj sinqerisht ndjesë

Por Federata komunikoi se futbollisti është akuzuar për thyerje të rregullit që ndalon cdo sjellje të papërshtatshme në rrjetet sociale dhe që i referohet ngjyrës, racës apo etnisë së një personi tjetër.

Sfidanti.al