Australian Open në tenis do të zhvillohet në 8-21 shkurt të 2021 dhe jo në 18 janar. ATP konfirmoi në këtë mënyrë shtyrjen e turneut për shkak të masave kufizuese shëndetësore të marra për pandeminë coronavirus.
Turneu kualifikues në kategorinë e meshkujve do të zhvillohet në 10-13 janar në Doha të Katarit, më pas lojtarët e kualifikuar dhe stafet e tyre do të udhëtojnë drejt Australisë ku do të jenë të detyruar që të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Ndërkaq nuk janë bërë të ditura datat e turneut kualifikues në kategorinë e femrave në tenis
Sfidanti.al