Një njeri tepër ambicioz dhe emocional e ka të vështirë të fshehë ndjenjat. Shpesh Kristiano Ronaldo është si një libër i hapur, dhe i tillë ishte ai gjatë ceremonisë virtuale të organizuar nga FIFA për Çmimin e Futbollistit të Vitit. Atë çmim e fitoi Robert Levandovski, diçka që dihej që përpara për shkak të trofeve dhe golave të shënuar nga polaku i Bajernit, por portugezi siç duket mërzitet sa herë që nuk fiton. Fytyra e tij ishte tepër shprehëse dhe tifozët u tallën dhe e ngacmuan në rrjetet sociale për mërzitjen e tij të skajshme. Ata shkruan se vetë fytyra e CR7-ës tregonte se ai nuk do të fitonte, se ajo ishte fytyra më e egërsuar e të gjitha kohëve, apo se ai ende po mendonte për penalltinë e humbur ndaj Atalantës.
Sfidanti.al