Nga shkarkimi tek titulli, analistët kalojnë në ekstrem për Mançester Junajtidin!

Pak ditë më parë ata po thonin se trajneri Ole Gunar Solskjer nuk i kishte aspak punët mirë dhe se ai mund të shkarkohej. Opinionistët në Angli ishin vënë në shenjë për “të qëlluar” Mançester Junajtidin, duke theksuar se norvegjezi nuk po gjente dot formacionin e duhur, se Pol Pogba duhej përzënë nga skuadra dhe se “djajtë e kuq” ishin “vite drite” larg Liverpulit në garën për titullin kampion.

Kjo “muzikë” ndryshoi pas fitores së vështirë 3-2 që Junajtidi arriti në fushën e Shefild Junajtidit, dhe që e ngjiti në vetëm 5 pikë larg vendit të parë, me një ndeshje më pak të luajtur. “Man. Junajtidi mund ta fitojë titullin, – deklaroi legjenda e dikurshme Pol Skoulls, – ky ekip është njëri nga pretendentët, me një stil loje shumë të mirë. Nëse do të kenë pak dëmtime në 26 ndeshjet e ardhshme, ata do të jenë aty pranë”. Majkëll Ouen thotë se Pol Pogba duhet të vazhdojë të jetë në formacion, ndërsa vlerësimi është që treshja e sulmit e përbërë nga Rashford, Marsial dhe Grinud është njëra nga më të mirat në botë. Gjithsesi, për kompanitë e basteve, Junajtidi është kandidati i 5-të për titull pas Liverpulit, Sitit, Totenhemit dhe Çelsit.

Sfidanti.al