Ngacmimi i Burgosit për Simeonen: Duket se ka ndërruar numër celulari!

Së bashku kanë qenë për një kohë të gjatë në futboll. Herman (German) “El Mono” Burgos dhe Diego Pablo Simeone ishin si “vëllezër siamezë” tek kombëtarja e Argjentinës (8 vjet), tek Atletiko e Madridit si lojtarë (5) dhe po tek Atletiko si trajnerë (10 vjet). “Më shumë kanë ngrënë dreka e darka me Simeonen sesa me familjen time”, – bënë shaka Burgosi, ndërsa ngacmon trajnerin e Atletit. “I dërgova mesazh pas humbjes me Realin, por nuk reagoi, më duket se ka ndërruar numër celulari”, – tha ish-ndihmësi i “El Çolos”. Pavarësisht humbjes në derbi, Burgosi mendon se Atletiko është favorite për titullin në Spanjë. “Ka statistika për kampion, – thotë ai, – është pretendent numër 1 për La Ligën”.

Sfidanti.al