Familja Suarez, në pritje të një Krishtlindje ndryshe

Luis Suarez dhe familja e tij po numërojnë ditët deri në Krishtlindje dhe tashmë kanë hyrë plotësisht në atmosferën e festave. Bashkëshortja e sulmuesit të Atletico Madrid iu drejtua rrjeteve sociale për t’u treguar ndjekësve foton tradicionale familjare të Krishtlindjes ku ndodhet cifti dhe 3 fëmijët e tyre, Delfiba, Benjamin dhe Lautaro

‘Një krishtlindje ndryshe, por përsëri të presim me shumë dëshirë si cdo vit!-shkruante Sofia Balbi në postimin e saj që mori me mijëra ‘Pëlqime’. Më pas Balbi postoi një foto ku ajo shfaqej duke përqafuar të bijën. ‘Mbretëresha e jetës sime…Të dua-shkruante Sofia Balbi.

Familja Suarez në muajin shtator nisi një jetë të re në Madrid dhe duket se janë përshtatur në perfeksion me këtë jetë të re të tyre.

Sfidanti.al